15:19 / 09.01.2020
Pogaqe me Kos
Përbërësit:
2gota kos
3 vezë
2 filxhana vaj
kripë
miell
1 kese me pluhur pastash
Përgatitja:
Tunden vezët,kosi dhe vaji.Shtohet kripa dhe mielli i perzier me pluhurin për pasta,sa te gatuhet një brum pak me i trashë se i bukës.Brumi ngjeshet në dërrasë të përmillur,rrafshohet qitet në tepsi të lyer me yndyrë dhe qëndron e mbuluar deri sa të nxehet furra.Lyhet me vezë dhe piqet në temperaturë 200*C.























