Newsweek: Avioni ukrainas u rrëzua nga raketa ruse?
BKT
   Bota

Newsweek: Avioni ukrainas u rrëzua nga raketa ruse?

Avioni ukrainas, i cili u rrëzua jo shumë larg Teheranit, u godit nga një raketë Tor-M1 e prodhuar nga Rusia, raporton Newsweek, duke përmendur zyrtarë të paemërtuar të Pentagonit, si dhe shërbime të inteligjencës amerikane dhe irakiane.

Zyrtarët e inteligjencës së Pentagonit dhe SHBA thanë për Newsweek se avioni ishte goditur aksidentalisht.

Njësitë antiajrore iraniane ka të ngjarë të jenë aktive pas një sulmi raketor në bazat amerikane në Irak që pasoi si përgjigje ndaj vrasjes amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, thanë burimet.

Newsweek raporton se Komanda Qendrore e SHBA nuk dëshiron të komentojë këto pretendime.

Më herët sot, një zyrtar ukrainas i sigurimit parashtroi katër teori të mëdha për shkakun e një rrëzimi të aeroplanit ukrainas në Iran që vrau 176 njerëz, përfshirë një sulm të mundshëm me raketa dhe terrorizëm.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, tha këtë pasi që hetuesit iranianë lëshuan një raport paraprak për rrëzimin e avionit që "Boeing 737-800" ishte ndezur pak para rrëzimit.

Ukraina po shqyrton disa shkaqe të mundshme të rrëzimit të aeroplan, përfshirë një sulm me raketa, një përplasje, një shpërthim motori ose terrorizëm, shkroi Danilov në Facebook.

Avioni u rrëzua vetëm disa orë pas një sulmi raketor iranian në dy baza në Irak që po përdoreshin nga forcat amerikane, duke ngritur spekulime se avioni mund të jetë goditur, transmeton Reuters.