Pogaçe të mëngjesit
BKT
Kuzhina

Pogaçe të mëngjesit

Përbërësit

1 gotë qumësht i vakët
1 gotë ujë të vakët
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 vezë
2 lugë të gjellës sheqer
1 lugë të çajit kripë
1 maje
6 gota miell

Përgaditja

Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë dhe i përzieni mirë.

Brumin e mbuloni me një leckë dhe e lëni në pritje të fryhet, pas ardhjës së brumit e ndani në copa të vogla.

Copat e vogla i hapni me ndihmë të t’holluesit, ia vendosni ndonjë përbërës tuaj të dëshiruarin dhe i mbyllëni pogaçet.

Pogaçet i vendosni në tepsi për pjekje 180 gradë celsius për 20-25 minuta.

Ju bëftë mirë!