Macron, përballje me 150 qytetarë për çështjet e klimës
BKT
   Bota

Macron, përballje me 150 qytetarë për çështjet e klimës

Përballja e parë kokë më kokë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe 150 qytetarëve francezë në Kongresin e Klimës Qytetare (CCC), ku presidenti do të pyetet se cilat janë propozimet e tij të ardhshme për të zvogëluar emetimet e gazrave serë në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Sipas organizatorëve, Macron do të mbajë një fjalim të shkurtër hyrës, e më pastaj do “t’i përgjigjet pyetjeve dhe të bisedojë lirshëm me të gjithë.

E përbërë nga 150 qytetarë që fituan shortin, e ashtuquajtura “Konventa e Qytetarëve për Klimën’’ u krijua nga lideri francez pranverën e kaluar, në përgjigje të krizës së jelekverdhëve dhe refuzimin e taksës së karbonit për karburantet./atsh/