19:24 / 10.01.2020
Conte: Lufta kundër mafies nuk duhet të ketë flamuj dhe ngjyra politike
Jap mbështetjen time të plotë për demonstrimin kundër mafies që zhvillohet sot në Foggia, deklaroi kryeministri italian, Giusseppe Conte.
“Lufta kundër mafies nuk duhet të ketë flamuj dhe as ngjyra politike. Është një luftë që duhet të na shohë të gjithëve të bashkuar në të njëjtin drejtim dhe në mbrojtje të lirisë, ligjshmërisë dhe drejtësisë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.
Kryeministri Giuseppe Conte ka siguruar mbështetjen e institucioneve në luftën kundër këtij fenomeni shqetësues në rang global.























