Irani pranoi goditjen „gabimisht“ të aeroplanit ukrainas
BKT
   Bota

Irani pranoi goditjen „gabimisht“ të aeroplanit ukrainas

Ushtria iraniane ka dalë në një deklaratë shokuse. Pasi po mohonte prej disa ditësh, ushtria e Iranit ka pranuar fajin, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Në deklaratë ushtria thot se e ka goditur aeroplanin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni fluturoi në zonën që Rojeve Revolucionare të Iranit. Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, vazhdon më tej deklarata, transmeton TCH.

Irani më parë kishte refuzuar aludimet se një prej raketave të tij rrëzoi aeroplanin pranë kryeqytetit, Teheranin, të mërkurën.

Por pas një presioni të vazhdueshëm të SHBA-së dhe Kanadasë që thonin se Irani ka qëlluar me raketë aeroplanin ukrainas bëri që ushtria ta pranonte verpimin e kryer.

Kujtojmë që në aeroplanin ishin 176 persona dhe të gjithë humbën jetën tragjikisht. Në aeroplan kishte më shumë shtetas kanadez.