DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave
BKT
   Bota

DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave

Uashingtoni kundërshtoi një kërkesë irakiane për t`u përgatitur për të tërhequr trupat nga ky vend, mes tensioneve të rritura në rajon pas vrasjes në Bagdad të gjeneralit të lartë iranian.

Kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi e bëri kërkesën për tërheqjen e trupave gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, që pason një votim të parlamentit të Irakut mbi këtë çështje. Kryeministri Mahdi i kërkoi sekretarit të Shtetit të dërgojë një delegacion në Irak për të diskutuar rreth mënyrave për të zbatuar vendimin e parlamentit.

Por zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha sot se çdo delegacion që mund të shkojë në Irak nuk do të diskutojë për tërheqjen e trupave. Megjithatë shtoi zëdhënësja, duhet hapur një diskutim mes dy qeverive, jo vetëm për çështjet e sigurisë, por edhe për partneritetin ekonomik, financiar dhe diplomatik./VoA