​Pompeo përgëzon fitoren e Tsait në zgjedhjet presidenciale
BKT
   Bota

​Pompeo përgëzon fitoren e Tsait në zgjedhjet presidenciale

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo uroi Tsai Ing-wen për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të Tajvanit.

“Përgëzojmë Tajvanin që demonstroi edhe një herë forcën e sistemit të tij të fuqishëm demokratik, që i shoqëruar me një ekonomi të tregut të lirë dhe një shoqëri civile të gjallë, e bën atë model për rajonin Indo-Paqësor dhe një forcë për të mirën në botë”, deklaroi Pompeo.

“Populli amerikan dhe ai i Tajvanit nuk janë vetëm partnerë. Ne jemi anëtarë të të njëjtit komunitet të demokracive, të lidhur nga vlerat tona të përbashkëta politike, ekonomike dhe ndërkombëtare,” theksoi ai.

Pompeo shtoi se Uashingtoni përgëzon angazhimin e Tsai-t për ruajtjen e stabilitetit në marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën.