23:38 / 12.01.2020
Fundjavë e përgjakshme në Baltimore: 5 të vrarë e 7 të plagosur
Në tetë raste me të shtëna gjatë fundjavës, pesë njerëz u vranë në Baltimore, ndërsa shtatë u plagosën, thanë autoritetet lokale.
Qyteti amerikan regjistroi 348 vrasje vitin e kaluar, raporton AP.
Me më shumë se 300 vrasje që ndodhin në Baltimore për të pestin vit radhazi, 2019 ishte viti me më shumë dhunë në raport me numrin e popullatës.
Presidenti i Këshillit Bashkiak Brandon Scott dënoi dhunën dhe tha se ajo duhet të ndalet.























