827 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës
Sharr Travel

827 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

827 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 56 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

14 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 6 normale dhe 8 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 16 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 467 pacientë që në total kanë bërë 5,811 analiza.
20 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.


MË SHUME NGA Shëndetësi