​Së shpejti fillon punën reaktori i parë bërthamor
BKT
   Bota

​Së shpejti fillon punën reaktori i parë bërthamor

Reaktori i parë bërthamor civil i Emirateve të Bashkuara Arabe, do të fillojë funksionimin pas disa muajsh, njoftuan sot zyrtarët e sektorit të energjisë.

Nisja e punës së këtij reaktori, i pari ndër katër që formojnë termocentralin bërthamor Barakah, ishte planifikuar fillimisht për në fund të vitit 2017.

“Ai duhet të fillojë nga funksionimi brenda disa muajsh. Ai do të ngarkohet me karburant bërthamor për këtë qëllim dhe do të jetë reaktori i parë funksional në botën arabe”, u tha gazetarëve, Awaidha al-Marar, kreu i departamentit të Energjisë për Abu Dabin./atsh/