Tavë Dheu nga Tirana
Përbërësit për 4 persona:
450gr mish vici
250gr gjize pa kripe ose djath Feta
1 qepe te mesme
100gr gjalp
1 luge miell
3 luge vaj ulliri
kripe
piper
spec i kuq djeges
Përgatitja:
Si fillim, presim mishin e vicit dhe qepen ne kubik dhe i kaverdisim ne tigan me vaj ulliri per 15 minuta. Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin dhe shtojme miellin, gjizen ose djathin Feta, piperin e zi, kripen dhe specin e kuq djeges (sasia sipas deshires). I bashkojme te gjithe perberesit bashke (mishin e vicit dhe qepen me gjizen) dhe i ndajme neper tava dhèu te cilat i vendosim ne furre te parangrohur ne 350 grade per 15 minuta. E servirim kete pjate te ngrohte.
Këshillë:
Në qoftë se duam t’i japim taves nje ngjyre te kuqe te lehte, shtojme gjate pregatitjes edhe nje domate te grire ne mixer apo 3 luge gjelle salce domatesh. Gjithashtu, nese mishi qe do te perdorim nuk eshte shume i njome, mund ta ziejme fillimisht ne tenxhere me presion dhe me pas te vazhdojme me proceduren si me siper.























