Amazon pritet të investojë 1 miliard dollarë në Indi për dixhitalizimin
BKT
Tech

Amazon pritet të investojë 1 miliard dollarë në Indi për dixhitalizimin

Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos ka njoftuar se në Indi do të realizojë një investim prej 1 miliard dollarë për dixhitalizimin e bizneseve të vogla dhe të mëdha.

Bezos thotës se ky vend është kyç për rritjen e tregut, sipas tij, shekulli i XXI-të do të “shekulli indian”.

Pavarësisht kësaj, vizita treditore e tij në Indi, pritet të jetë me protesta masive. Mijëra kompani të vogla tregtare kanë planifikuar mbajtjen e protestave, pasi sipas tyre Amazon do të ndikoj negativisht në tregun lokal, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, Amazon i mohon këto pretendime.

Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart, ku kjo e fundit është në pronësi të Walmartit.

Këto kompani janë përballur me vështirësi, pasi Qeveria indiane ka prezantuar ligje të reja që u pamundësojnë kompanive të huaja online, shitjen e mallrave të tregut vendor.

Të ardhurat e tregut online për vitin 2020 në Indi janë parashikuar të arrijnë vlerën prej 120 miliardë dollarëve, që është një rritje prej 51 për qind që nga viti 2017.


MË SHUME NGA Tech