Stuhia godet Britaninë, valë 10 metra mbi restorantin plot me njerëz
BKT
   Bota

Stuhia godet Britaninë, valë 10 metra mbi restorantin plot me njerëz

Dëshmitarët kanë kapur momentin kur një valë gjigante është përplasur mbi një restorant të vogël në Britaninë e Madhe.

Në Oliver's On The Beach në Southend, Essex, dallgët 10 metra të larta përplasen ne xhamat e një restoranti në anë të detit, ndërsa klientët janë duke ngrënë mëngjesin.

Në Britani moti i keq dhe erërat me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtëpive në qytet u janë shkulur çatitë që kanë rënë në rrugë.

Agjencitë e emergjencave kanë marrë mijëra kërkesa për ndihmë nga persona të bllokuar në rrugë apo në banesa të dëmtuara.