​Netflix dhe Amazon duhet të investojnë 25 % të xhiros së tyre në Francë

​Netflix dhe Amazon duhet të investojnë 25 % të xhiros së tyre në Francë

Ministria franceze e Kulturës kërkon ta vendosë në 25 % të xhiros në Francë normën minimale që platformat video në internet, si Netflix dhe Amazon, duhet të investojnë në prodhimin francez dhe europian, një nivel më i lartë ky se ai i përmendur deri më tani.

Ky projektligj duhet të modernizojë në mënyrë të konsiderueshme modelin e financimit për filmat dhe veprat audiovizive në Francë. Qëllimi është riekuilibrimi i rregullave të lojës midis kanaleve televizive, të cilat janë subjekt i detyrimeve të shumta rregullatore dhe platformave në internet, që deri tani kanë përfituar nga një rregullore shumë e lehtë.

Për ta bërë këtë, shërbimet në internet, si Netflix, do të duhet të respektojnë detyrimet e investimeve në prodhim, siç ka qenë tashmë rasti për dekada me radhë për kanalet franceze. Dhe kjo falë zhvendosjes së direktivës europiane të njohur si SMA (shërbime mediatike audiovizuale), e mundësuar nga kjo reformë.

Platformat do të duhet t’i negociojnë këto detyrime investimi me sektorët në fjalë, por në mungesë të marrëveshjeve profesionale, do të zbatohet një normë dysheme e caktuar me dekret, me t’u shpallur ligji./atsh/