10:23 / 16.01.2020
Rusi, debat në parlament për kryeministrin e propozuar nga Putin
Partia pro-pushtetit Rusia e Bashkuar mbështeti sot kandidatin e emëruar nga Vladimir Putin për t’u bërë kryeministër, pas dorëheqjes së befasishme të qeverisë dhe njoftimit të reformave kushtetuese.
Dhoma e Ulët e parlamentit, Duma, duhet ta shqyrtojë pasdite kandidaturën në krye të qeverisë të Mikhaïl Michoustine, i cili do të takohet në mëngjes me grupe të ndryshme parlamentare.
Një formalitet ky, pasi Duma kontrollohet plotësisht nga forcat pro-Putin dhe pritet të kryhet shpejt, në funksion të ritmit të ndryshimeve promovuar nga Putin, që pas njoftimeve të tij të një dite më parë, që zuri në befasi klasën politike dhe mediet ruse./atsh/























