Rusi, Mishustin: Do të bëjmë ndryshime në qeveri
BKT
   Bota

Rusi, Mishustin: Do të bëjmë ndryshime në qeveri

Shefi i Shërbimit Federal të Taksave Ruse, Mikhail Mishustin, i propozuar si kandidat për kryeministër nga Vladimir Putin, deklaroi në një takim me grupin e ‘’Rusisë së Bashkuar’’ në Duma (dhoma e ulët e parlamentit) se disa ndryshime parashikohen të bëhen në qeverinë e re .

“Mishustin tha që do të ketë disa ndryshime në qeveri pa dhënë detaje të tjera”, i tha një burim Tass.

Grupi i Rusisë së Bashkuar atëherë mbështeti njëzëri emërimin e Mishustin, duke e pare atë si një person të aftë për drejtimin e këtij institucioni./atsh/