Maas vizitë surprizë në Libi, do të takohet me Haftar
BKT
   Bota

Maas vizitë surprizë në Libi, do të takohet me Haftar

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka zhvilluar një vizitë befasuese në Libi me shpresën e takimit me gjeneralin Khalifa Haftar si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim në vendin e shkatërruar nga lufta.

‘’Është e rëndësishme që të dyja palët në Libi të marrin pjesë në procesin e paqes të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara’’, deklaroi Maas para se të nisej për në Benghazi.

Berlini po përpiqet të bindë gjeneralin Haftar, njeriun e fuqishëm në Libinë lindore dhe kundërshtarin e tij, kryeministrin e njohur ndërkombëtarisht të qeverisë, Fayez al-Sharaj, të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi krizën libiane.

Maas e përshkroi konferencën e Berlinit si “shansin më të mirë” për të filluar bisedimet e paqes në Libi./atsh/