Të gjitha pajisjet e palosshme që u prezantuan në CES 2020

Të gjitha pajisjet e palosshme që u prezantuan në CES 2020

Në CES 2020 është pritur që të ketë teknologji të avancuara dhe fleksibile, por të gjithë janë habitur me numrin e madh të pajisjeve të palosshme.

Hapësirat ku u organizua ky aktivitet për të rejat teknologjike, kanë qenë të mbushura me laptop, telefona, tabletë dhe televizione që mund ta palosen apo të përthyhen në forma të ndryshme.

Megjithatë, është e qartë se teknologjia është në fazat e saj relativisht të hershme dhe shumë kompani, ende po përpiqen të zhvillojnë se sa më mirë ekranet, që të mund të palosen.

Por me kaq shumë prodhues të vegël, që tani merren me këtë teknologji, duket se e ardhmja e pajisjeve të palosshme është e pashmangshme.

Lenovo

Derisa në CES nuk ishte hera e parë që pamë laptopin e palosshëm të Lenovo, ekziston një arsye e mirë, pse ThinkPad X1 Fold ishte një nga pajisjet e preferuara nga ky edicion, sepse duket si diçka që në të vërtetë do ta përdornim për çdo ditë.

Me një ekran 13.3 inç, ThinkPad X1 Fold është mjaft kompakt për ta përdorur në lëvizje, qoftë i palosur ose i hapur plotësisht. Gjithë ky fleksibilitet, nuk do të vijë i lirë, sepse ThinkPad X1 do të jetë në dispozicion më vonë gjatë këtij viti për 2,242 euro.

Dell Ori Concept

Fillimet e një laptopi fleksibël, Dell i tregoi me konceptin e Ori. Megjithëse nuk ishte aq i hijshëm, sa disa nga produktet e palosshme që pamë, Ori ishte gjithsesi intrigues.

Ori dukej çuditërisht i fortë, në krahasim me pajisjet e tjera të palosshme të fazës së hershme, ndërsa pretendon se mund t’i përballojë deri në 15 mijë palosjeve.

Nëse gjurmohet me kujdes gishti mbi ekran, mund të ndjehet një gërvishtje e lehtë – nuk ka rrudha të shëmtuar, ose ndonjë hendek sikur te pajisjet tjera të ngjashme.

Royole Mirage

Ishte një ndër kompanitë e para, që prezantoi nja smartfon që ka ekran të palosshëm, ndërsa në CES 2020, Royole prezantoi smartfonin Mirage, që është e ngjashme me asistentin privat Alexa, ndërsa ka edhe ekran që e mbështjellë në të gjitha anët.

Altoparlanti që u bë në bashkëpunim me audio kompaninë Cleer, ka një pamje unike, që pritet ta veçojë atë në tregun e këtyre pajisjeve inteligjente, që është gjithnjë në rritje. Por, Royole Mirage nuk vjen lirë pasi kushton 800 euro.

Intel Horseshoe Band

Për dallim nga Lenovo, Intel vendosi ta bëjë konceptin e tij të palosshëm të PC-ve më shumë si një laptop me madhësi të plotë.

Horseshoe Bend mund të kthehet nga një laptop me 12 inç, në një tablet të madh me 17.3 inç.

Fatmirësisht, ekrani shtesë vjen me korniza më të holla sesa ai i ThinkPad X1 Fold ose i konceptit Ori të Dell.

Ky tablet i palosshëm, vjen edhe me një tastierë, që mund të futet brenda, kur të jetë palosur.

TCL

Brenda një viti, TCL e ka sjellë konceptin e dytë të një smartfoni të palosshëm, që për dallim nga prodhuesit tjerë, është munduar që ta krijojë në atë formë që të duket sa më shumë si koncept dhe jo një pajisje që mund të hyjë në prodhim.

Megjithatë, pajisja e re me shtatë inç që ende nuk ka një emër, është më e mirë në dukje se e para dhe duket si një model që dikush edhe do ta blinte. Krahas dizajnit të pakëndshëm edhe softueri i këtij softueri është i ngathtë, por që njëjtë ndodhë edhe me shumicën e smartfonëve të ngjashëm.

LG Display

Kur bëhet fjalë për ekranet e lakueshme, LG e ka një fillim të rëndësishëm në krahasim me rivalët. Në CES, kompania tregoi se sa larg është me disa koncepte.

Prej shumë mostrave që kemi parë nga LG, të preferuarat ishin ekranet e lakueshme OLED, të cilat mundësojnë që televizorët të lakohen me komandë.

Duket paksa e çuditshme dhe e panevojshme, por do iu përshtatej shumë atyre që luajnë video-lojëra, derisa janë praktike që të mundësojnë të shihet televizioni, nga çdo kënd i dhomës.

Motorola Razr

Kohë më parë, Motorola njoftoi se e ka shtyrë lansimin e Razr, por kjo nuk e ndaloi të paraqitej në CES 2020.

Smartfoni Razr, në shikim të parë dallon prej smartfonëve tjerë, sepse paloset në mënyrë vertikale dhe jo në mes sikur një libër.

Derisa Motorola Razr mund të përdoret me një dorë, smartfonat tjerë të palosshëm duhet të mbahen me dy duar, gjë që nuk është aq praktike.