Italia goditet nga një tërmet me magnitudë 4, mbyllen disa shkolla
BKT
   Bota

Italia goditet nga një tërmet me magnitudë 4, mbyllen disa shkolla

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Italinë në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km larg rajonit të Catanzaros, në një thellësi 2 km.

Deri tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet sizmike, ndërkohë që autoritetet në Albi, Pentone, Magisano e Zagari kanë mbyllur shkollat.

Lëkundja e fortë e orëve të para të mëngjesit është pasuar nga disa tërmete të vegjël me magnitudë 2-3 Rihter.