Francë, protestat kundër reformës së pensioneve mbyllin Luvrin
BKT
   Bota

Francë, protestat kundër reformës së pensioneve mbyllin Luvrin

Luvri, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll sot për shkak të bllokimit të hyrjeve nga sindikatat, që protestojnë kundër projektit të qeverisë për reformën e pensioneve.

Më shumë se 100 protestues bllokuan sot hyrjen e piramidës së Luvrit, duke tundur flamuj dhe nën thirrjen “Do të vazhdojmë derisa të dalim në pension!”.

Ata u bënë thirrje turistëve, të grumbulluar para hyrjes, që t’i bashkoheshin protestës së tyre.

Administrata e Luvrit njoftoi se ata që kishin paguar biletën do të rimbursoheshin dhe se nuk përjashtohej hapja e muzeut pasdite, nëse ndërpritej bllokimi./atsh/