Japoni, 25-vjetori i tërmetit vdekjeprurës në Kobe
BKT
   Bota

Japoni, 25-vjetori i tërmetit vdekjeprurës në Kobe

Japonia nderoi mijëra viktima, në 25-vjetorin e katastrofës së vitit 1995, ku mijëra persona humbën jetën nga një tërmet i fortë në qytetin bregdetar Kobe dhe zonën përreth.

Banorët dhe familjet e viktimave mbajtën një moment qetësie në orën 5:46, ora kur tërmeti me magnitudë 7.3 goditi vendin 25 vjet më parë.

Në Parkun Higashi-Yuenchi në Kobe, u vendosën rreth 5 000 fenerë bambuje për të nderuar viktimat. Fenerët u vendosën në mënyrë të tillë që formuan numrat “1.17”, data kur ra tërmeti./atsh/