13:50 / 17.01.2020
Rusia pret përparim në bisedimet e paqes për Libinë
Diplomati i lartë rus shprehu pritshmëritë se konferenca për Libinë që do të mbahet të dielën në Berlin do të rezultojë në një progres ndaj zgjidhjes së konfliktit.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se është arritur një marrëveshje në përputhje me qëndrimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Më e rëndësishmja është që armëpushimi të respektohet”, shtoi Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë, duke përshkruar armëpushimin si një hap të sigurt përpara./atsh/























