Maltë, jep dorëheqjen komisari i policisë
BKT
   Bota

Maltë, jep dorëheqjen komisari i policisë

Komisari i policisë së Maltës dha sot dorëheqjen, duke deklaruar se dëshironte t’i jepte kryeministrit të ri Robert Abela-s mundësinë për të reformuar forcën policore ashtu siç e gjykonte të arsyeshme.

Lawrence Cutajar, i cili shërbente në këtë post që nga gushti i vitit 2016, u kritikua ashpër se dështoi në hetimin e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë maltese.

Abela deklaroi se kishte pranuar dorëheqjen e Cutajar dhe shtoi se javën e ardhshme do t’i paraqesë ministrave një propozim në lidhje me mënyrën e emërimit të komisarëve të ardhshëm të policisë./atsh/