Narkotrafikanët nuk kursejnë asnjë, vriten 10 muzikantë
BKT
   Bota

Narkotrafikanët nuk kursejnë asnjë, vriten 10 muzikantë

10 anëtarë të një bande muzikore indigjene mbetën të vrarë gjatë një sulmi në pjesën perëndimore të Meksikës, i cili sipas autoriteteve u organizua nga një kartel droge.

Muzikantët e komunitetit indigjen Nahuas po ktheheshin nga një mbrëmje kur u sulmuan nga persona të armatosur në qytetin e Chilapas, në shtetin Guerrero. Viktimat janë të gjithë burra nga mosha 15-42 vjeç.

Karteli i drogës “Los Ardillos”, i cili herë pas here sulmon indigjenët në zonë, u akuzua për këtë sulm.

Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit. Karteli Los Ardillos është përgjegjës për dhjetëra vdekje muajt e fundit, përfshirë shumë indigjenë.