14:07 / 20.01.2020
Milano ndalon cigaren edhe në ambiente të jashtme
Brenda vitit 2030 nuk do të lejojmë më pirjen e duhanit në ambientet e jashtme dhe brenda një kohe të shkurtër edhe në stacionet e autobusëve ose gjatë radhëve të shërbimeve tona, deklaroi kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala.
Kjo dispozitë do të përfshihet në Rregulloren e Ajrit dhe Klimës, që do të diskutohet së shpejti nga Këshilli Bashkiak dhe që shpresohet të miratohet brenda muajit mars.
Këto nisma do të sjellin një risi edhe për qytetet e tjera evropiane, pasi tashmë dihen botërisht pasojat e duhanit mbi shëndetin e atyre që e konsumojnë, si dhe atyre që gjendet përreth tyre./atsh/























