Spanjë, OBT: Bie numri i turistëve ndërkombëtarë në 2019
BKT
   Bota

Spanjë, OBT: Bie numri i turistëve ndërkombëtarë në 2019

Rritja e numrit të turistëve në botë u ngadalësua në 2019 me 4% për shkak të ngadalësimit ekonomik botëror, pasigurive gjeopolitike dhe Brexit-it, njoftoi sot Organizata Botërore e Turizmit (OBT).

Në vitin 2017 dhe 2018, numri i turistëve ndërkombëtarë ishte rritur respektivisht 7% dhe 6%.

”Franca, Spanja dhe SHBA-ja mbeten në krye të vendeve më të vizituara, sipas të dhënave paraprake të disponueshme për vitin 2019″, theksuan në një konferencë shtypi zyrtarëve të OBT-së, organizëm i Kombeve të Bashkuara me seli në Madrid./atsh/