09:29 / 21.01.2020
“Alphabet” kërkon qasje proporcionale për Inteligjencën Artificiale
Shefi i “Alphabet”, shtëpia-mëmë e Google, Subdar Pichai i bëri thirrje BE-së për një qasje proporcionale për të rregulluar Inteligjencën Artificiale, gjatë një takimi në Bruksel.
“Një rregullore e zgjuar duhet të adoptojë një qasje proporcionale, duke ekuilibruar paragjykimet e mundshme dhe mundësitë në nivel shoqëror”, tha Pichai.
BE, sikurse SHBA, po studiojnë aktualisht si të rregullojnë sa më mirë Inteligjencën Artificiale, një teknologji e cila pritet të revolucionarizojë ekonominë dhe shoqërinë me pasoja serioze për një numër të caktuar vendesh pune që kanë të ngjarë të zhduken.























