BM ashpërson dënimet për autorët e akteve terroriste
BKT
   Bota

BM ashpërson dënimet për autorët e akteve terroriste

Qeveria britanike njoftoi sot masat për ashpërsimin e dënimeve për autorët e akteve terroriste dhe ndalimin e lirimit të tyre të parakohshëm, një ashpërsim i premtuar pas sulmit me thikë në ”London Bridge” në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Ky projektligj antiterrorist do të depozitohet në Parlament, ku konservatorët në pushtet disponojnë një maxhorancë të konsiderueshme.

“Projektligji i ri do të detyrojë terroristët më të rrezikshëm që të vuajnë dënimin e plotë dhe të sigurojë se ata që janë dënuar për shkelje të rënda të dënohen detyrimisht dhe minimalisht me 14 vjet burg”, theksoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.

Përveç të tjerave, buxheti i dhënë për luftën antiterrorizëm do të rritet në 906 milionë sterlina (1,06 miliardë euro) për periudhën 2020/2021, një rritje prej më shumë se 100 milionë euro në raport me një vit më parë./atsh/