15:24 / 21.01.2020
Stuhia “Gloria” godet Spanjën dhe mbërrin në Francë
Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.
Stuhia ”Gloria” vazhdon ta godasë edhe sot Spanjën, ku ajo ka shkaktuar vdekjen e tre personave që prej të dielës dhe ka prekur gjithashtu dhe jugun e Francës.
Verilindja e Spanjës ndodhet në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që ka shkaktuar reshje të dendura bore, erëra të fuqishme deri në 100 kilometra në orë.
”Në provincën e Gerones në Katalonjë, 220.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për disa orë”, sipas shërbimeve të urgjencës./atsh























