Algjeri, Tebboune: I gatshëm për dialogun për paqen libiane
Presidenti algjerian, Abdelamadjid Tebboune ofroi të priste në Algjer dialogun mes të gjitha partive libiane për të favorizuar negociatat që kanë për qëllim nxjerrjen e Libisë nga kriza, njoftoi agjencia zyrtare algjeriane e lajmeve, APS, pas pjesëmarrjes së presidentit algjerian në Konferencën e Berlinit.
“Jemi thirrur të hartojmë një udhërrëfyes për të ndaluar furnizimin e armëve palëve në mënyrë që t’i japim fund luftës”, theksoi Tebboune duke kërkuar “inkurajimin e partive libiane për t’u ulur rreth tryezës për të zgjidhur krizën përmes dialogu dhe mjetet paqësore, duke shmangur rrëshqitjen me pasoja katastrofike”.
“Algjeria ka punuar intensivisht për këtë armëpushim”, tha Tebboune.
Algjeria, që ndan gati 1 000 kilometra kufi me Libinë, ka intensifikuar konsultat për një zgjidhje politike të krizës./atsh/























