Burkina Faso, vriten 36 civilë në një sulm terrorist
Presidenti Roch Marc Kabore ka shpallur dy ditë zi kombëtare.
Të paktën 36 civilë janë vrarë në një sulm terrorist në veri të Burkina Faso-s.
Mediat lokale njoftojnë se militantët dje kanë sulmuar fshatin Nagraogo, duke vrarë 32 persona dhe duke djegur tregun. Më pas ata kanë sulmuar fshatin Alamou dhe kanë vrarë katër persona të tjerë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Presidenti Roch Marc Kabore ka shpallur dy ditë zi kombëtare.
Dhjetorin e kaluar, gjendje e jashtëzakonshme u shpall në disa rajone veriore të vendit, duke u dhënë forcave të sigurisë kompetenca shtesë për të bastisur shtëpitë dhe për të kufizuar lirinë e lëvizjes.
Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht ishte planifikuar që të mbetet në fuqi deri më 12 janar, por është zgjatur edhe për një vit.























