Di Maio dorëhiqet nga drejtimi i L5Y-së
BKT
   Bota

Di Maio dorëhiqet nga drejtimi i L5Y-së

Kreu i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S, anti sistem), Luigi Di Maio, mund të japë sot dorëheqjen nga kryesimi i formacionit të tij, katër ditë para zgjedhjeve rajonale, sipas shtypit italian.

Drejtuesi njoftoi se do të vazhdonte të qëndronte ministër i Punëve të Jashtme i qeverisë italiane të koalicionit, të formuar edhe me Partinë Demokratike (e majtë).

“Por, ky është momenti për një hap prapa të partisë. Jam i lodhur”, theksoi ai sipas gazetave.

Zgjedhjet rajonale janë parashikuar më 26 janar.

Di Maio drejton L5Y-në që prej fundit të shtatorit 2017./atsh/