10:45 / 22.01.2020
Venezuelë, shërbimet sekrete kontrollojnë zyrat e Juan Guaidos
Agjentët e shërbimeve sekrete venezuelase (SEBIN) kontrolluan në zyrat e liderit të opozitës Juan Guaidò, i cili ndodhet për një seri takimesh në Evropë, deklaroi deputetja e opozitës Delsa Solorzano.
“Sapo më kanë konfirmuar praninë e zyrtarëve të SEBIN-it brenda zyrës së presidentit Guaido”, u tha deputetja gazetarëve.
Presidenti i vetëshpallur Guaido, është njohur nga rreth 50 vende të botës.
Agjentët, të veshur me të zeza dhe të armatosur, me fytyra të fshehura, sipas deputetes Solorzano, kontrolluan ambientet pa autorizim./atsh/























