Irani në qendër të takimeve të Macronit me Netanyahun dhe Abbasin
Në ditën e parë të vizitës së tij në Izrael dhe në Territoret Palestineze, presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohet me drejtuesit e dy vendeve, Netanyahu dhe Abbas gjatë një ndalese në qytetin e Jeruzalemit, në qendër të tensioneve izraelito-palestineze.
I ftuar nga Izraeli, me rreth 40 drejtues botërorë, për të përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të Aushvicit, Macron mbërriti një ditë më herët për këto takime diplomatike.
Në qendër të bisedimeve do të jetë Irani, pas tensioneve maksimale pas eliminimit nga SHBA-ja të gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Presidenti francez do të fillojë vizitën e tij me një takim kokë më kokë me homologun izraelit, Reuven Rivlin dhe më pas me kreun e opozitës, Benny Gantz.
Ai do të takohet gjithashtu në Ramallah me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas./atsh/























