Brazil, bie numri i vrasjeve së qytetarëve, por rritet ai i policëve
Sharr Travel

Brazil, bie numri i vrasjeve së qytetarëve, por rritet ai i policëve

Në Rio de Janeiro, që është një nga shtetet federale të Brazilit me përqindjen më të madhe të dhunës, numri i vrasjeve është ulur në nivelin më të lartë gjatë 20 viteve të fundit.

Numri i vrasjeve në Rio de Janeiro të Brazilit ka rënë në nivelin më të ulët gjatë 20 viteve të fundit. Njëkohësisht në masë të madhe është rritur numri i vrasjeve të policëve.

Në Rio de Janeiro, që është një nga shtetet federale të Brazilit me përqindjen më të madhe të dhunës, numri i vrasjeve është ulur në nivelin më të lartë gjatë 20 viteve të fundit, theksojnë mediat braziliane.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për siguri publike (ISP), në Rio de Janeiro në vitin 2019 janë kryer 3.995 vrasje ndërsa në vitin 2018 kjo shifër ishte 4.950.

Njëkohësisht, vrasja e policëve është rritur me 18 për qind në raport me vitin e kaluar ndërsa numri i rasteve të tilla ishte 1.819.

Guvernatori i Rio de Janeiro-s, Wilson Witzel rikujtoi se nga 1 janari i vitit 2019 kanë ndërmarrë masa “më të rrepta” në luftën kundër krimit, duke shtuar se vrasjet janë ulur falë masave policore.

Ndonëse numri i vrasjeve është ulur, organizata për të drejtat e njeriut është e shqetësuar për shkak të numrit të madh të nëpunësve policorë që kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve policore.

Është e njohur se presidenti brazilian, Jair Bolsonaro dëshiron t’i japë policisë më shumë forcë dhe autorizime për zvogëlimin e shkallës së krimit.


MË SHUME NGA Bota