Punëtorët e KEDS për të shtatin vit radhazi pjesë e dhurimit të gjakut
Sharr Travel

Punëtorët e KEDS për të shtatin vit radhazi pjesë e dhurimit të gjakut

Edhe këtë vit, KEDS në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vazhduan traditën e përmotshme të dhurimit vullnetar të gjakut, ku ftesës iu përgjigjën mbi 50 punonjës të kompanisë.

Zyrtarët nga Qendra për Transfuzion të Gjakut së bashku me zyrtarët e kompanisë KEDS, u angazhuan maksimalisht që gjithçka të shkojë mirë.

Ata u ndanë mjaft të kënaqur me interesimin e madh të punonjësve për të dhuruar gjak, ndërsa theksuan se grupet e gjakut që u morën sot janë ndër më të rrallët, për të cilët është edhe vështirë të gjinden në rast nevoje.

Melania Gjocaj, Menaxhere për Marketing dhe Informim në QKKTGJ, tha se kanë interesim mjaft të madh për dhurimin e gjakut “ Gjaku i grumbulluar do të shkojë për të gjithë ata pacientë anembanë Kosovës të cilët kanë nevojë për gjak”. Ajo shtoi se është një vullnet mjaft i madh i punonjësve për të kontribuar dhe dhuruar gjak.

Ndërsa, Sabri Tërnava, Drejor për Konsumatorë në KEDS, tha se po i bashkohet këtij aksioni me shpresë se do t’u ndihmojë njerëzve në nevojë.

Kësaj iniciative krahas atyre që dhurojnë rregullisht gjak, iu bashkangjitën edhe vullnetarë të ri, të cilët për  herë të parë e bën një gjë të tillë, duke u shprehur se ndihen mjaft të kënaqur që përmes mundësive të tilla që ofrohen të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin njerëzit, jeta e të cilëve varet nga gjaku i dhuruar.

Ky është viti i shtatë që punonjësit e KEDS i bashkangjiten iniciativës për dhurimin vullnetar të gjakut të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.


MË SHUME NGA Shëndetësi