Zelensky habit me vendimin për forumin për Holokaustin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky befasoi drejtuesit e muzeut ”Yad Vashem” sot, kur, disa orë para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Holokaustin, njoftoi në Facebook se ai dhe katër anëtarët e delegacionit ukrainas hoqën dorë nga vendet e rezervuara për ta në favor të të mbijetuarve të Holokaustit.
“Ata njerëz e meritojnë atë nder mbi të gjithë ne”, shkruan Zelensky, i cili saktësoi se në çdo rast ai do të marrë pjesë në aktivitetet e tjera të konferencës.
Reagimi i menjëhershëm i ”Yad Vashem”, sipas të cilit vendimi i Zelensky-t “na lë të habitur”, pasi ishte e pamundur pjesëmarrja e të mbijetuarve të tjerë, përveç atyre që tashmë ishin kontaktuar më parë.
Dy ditë më parë, presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në këtë forum dhe i kishte kërkuar kryetarit të parlamentit, Viktoras Pranckietis që ta zëvendësonte.
Nauseda do të marrë pjesë në Aushvic në një ceremoni të zhvilluar nga presidenti polak, Andrzej Duda, i cili gjithashtu nuk pranoi të marrë pjesë në Forumin e Jeruzalemit për shkak të pranisë së presidentit rus, Vladimir Putin./atsh/























