Rusi, Duma miraton ndryshimet kushtetuese të Putinit
BKT
   Bota

Rusi, Duma miraton ndryshimet kushtetuese të Putinit

Pas më pak se dy orësh debat, deputetët miratuan sot njëzëri ndryshimet kushtetuese, të shpallura javën e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Të 432 deputetët e pranishëm, nga 450 që përbëjnë Dhomën e Ulët të parlamentit rus, Duma, votuan për lexim të parë të rishikimit kushtetues, i kërkuar nga presidenti rus dhe i paraqitur vetëm tre ditë më parë.

“Ne kemi treguar një unitet të fuqishëm”, përshëndeti pas votimit, presidenti i Dumas, Vyacheslav Volodin.

Ai njoftoi se leximi i dytë do të zhvillohet më 11 shkurt.

Shumë zyrtarë rusë thanë se kishin për qëllim miratimin përfundimtar të projektligjit në pranverë./atsh/