Brazili kërkon fonde të huaja për mbrojtjen e pyjeve në Amazonë
BKT
   Bota

Brazili kërkon fonde të huaja për mbrojtjen e pyjeve në Amazonë

Brazili do të të pranojë fonde të huaja për të mbrojtur pyjet në Amazonë, deklaroi sot zëvendëspresidenti Hamilton Mourao.

Qeveria e presidentit, Jair Bolsonaro refuzoi në gusht 20 milionë dollarë nga vendet e G7-tës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që shkatërruan pjesë të mëdha të pyllit më të madh në botë.

Mourao deklaroi për transmetuesin “GloboNews” se tashmë janë në kërkim të fondeve./ATSH/