09:09 / 24.01.2020
Kina do të ndërtojë një spital special për gjashtë ditë
Autoritetet në Kinë kanë njoftuar se do të ndërtojnë një spital special për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi në gjashtë ditët e ardhshme në zonën e Wuhan.
Qeveria lokale tha që po ndiqte shembullin e një spitali të ndërtuar në Pekin në vitin 2003, për të ndihmuar në kontrollin e shpërthimit të Sars.
Koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e 18 personave. Virusi deri më tani dyshohet se është paraqitur në 10 shtete, tek personat që kanë udhëtuar nga qyteti Wuhan.























