10:22 / 24.01.2020
Ish-ministri i Guatemalës kërkon azil në Kolumbi
Ish-ministri i Ekonomisë i Guatemalës, Acisclo Valladares, i cili është në kërkim në vendin e tij sepse akuzohet për korrupsion, ka kërkuar azil diplomatik në Kolumbi, deklaroi sot ministria e Jashtme në Bogota.
Në një postim në Twitter, ministria deklaroi se Valladares kishte bërë kërkesë me shkrim. Gjithashtu ajo mohoi faktin se ish-ministri po qëndronte në rezidencën e ambasadorit kolumbian në Guatemala dhe shtoi se Bogota nuk i ishte përgjigjur ende kërkesës.
Valladares humbi imunitetin e tij si ministër në qeverinë e presidentit të mëparshëm Jimmy Morales kur një president i ri, Alejandro Giammattei, u betua më 14 janar./atsh/























