“Hixhabi” aprovohet si pjesë e uniformës në policinë e Skocisë

“Hixhabi” aprovohet si pjesë e uniformës në policinë e Skocisë

Në një deklaratë nga policia skoceze thuhet se vendimi është marrë me qëllimin për të "inkurajuar gratë nga komuniteti mysliman ta rimendojnë këtë çështje, pasi ato më parë nuk e shikonin si një alternativë karriere për t’u bërë police" .

Policia skoceze ka përfshirë mbulesën e shamisë (hixhabin) në mesin e opsioneve zyrtare të uniformës.

Në deklaratë theksohet se ky vendim do të sigurojë që policia të përfaqësojë më mirë shtresat e ndryshme në komunitet.

Pavarësisht se mbulesa e shamisë ndodhej në mesin e opsioneve të policisë angleze që nga viti 2001, përdorimi i hixhabit për policet në Skoci ishte i lidhur me lejen e drejtuesve.

Ishte zbuluar se vetëm 127 nga 4.809 personat që aplikuan vitin e kaluar për t’u bërë polic në Skoci i përkisnin një komuniteti të ndryshëm etnik ose fetar.

Është e nevojshme që ky numër të rritet në 650, në mënyrë që kjo të jetë në përputhje me proporcionin e grupeve etnike ose fetare në të gjithë vendin.

Myslimanët përbëjnë rreth 3 milionë e 500 mijë banorë të popullsisë mbi 66 milionë të Mbretërisë së Bashkuar e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore.


MË SHUME NGA Bota