Arrin në 22 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
BKT
   Bota

Arrin në 22 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

"Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazig dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1030 të tjerë", thuhet në deklaratën e AFAD .

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazıg të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 22 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur.

Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në tre ndërtesa në qendrën e qytetin Elazıg.

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e "punimeve 24 orë në 7 ditë" 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore./aa/