Pas vogëlushes 2.5 vjeçare, shpëtohet edhe nëna e saj nga rrënojat
Ekipet e kërkim shpëtimit, falë punës së tyre të përpiktë arritën të shpëtojnë pas 24 orëve vogëlushen Yusra ndërsa pas 28 orëve nënën Ayse Yıidiz.
Pas vogëlushes 2.5 vjeçare Yusra, nga rrënojat e ndërtesës të shembur nga tërmeti në Elazıg pas 28 orëve është shpëtuar edhe nëna e saj, Ayse Yildiz, raporton Anadolu Agency.
Ekipet e kërkim shpëtimit, falë punës së tyre të përpiktë arritën të shpëtojnë pas 24 orëve vogëlushen Yusra ndërsa pas 28 orëve nënën Ayse Yildiz, të cilat kishin mbetur të bllokuara nën rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen "Mustafa Pasha" në Elazıg pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë me epiqendër rajonin Sivrice.
Nëna Yıldız, pasi u nxorr nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë, ajo u dërgua në spital nga ekipet e emergjencës shëndetësore 112.
Ndërkohë që Yıidiz lutej gjatë punimeve të kërkim-shpëtimi është vërejtur se edhe familjarët dhe të afërmit e saj thirrnin tekbire.
Ekipet e xhandarmërisë siguruan komunikimin me gruan pas thirrjeve që dëgjuan për ndihmë dhe si rezultat i punimeve fillmisht nga rrënojat u shpëtua vogëlushja dhe më pas nëna.
Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit humbën jetën 35 persona ndërsa mbi 1.500 të tjerë janë plagosur.























