​Trump komenton vdekjen ‘e tmerrshme’ të Kobe Bryant
BKT
   Bota

​Trump komenton vdekjen ‘e tmerrshme’ të Kobe Bryant

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vdekja e legjendës së Los Anxhelos Lakers, Kobe Bryant ishte një "lajm i tmerrshëm".

"Raportet thonë se basketbollisti i njohur Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur në një përplasje me helikopter në Kaliforni," postoi Trump në Twitter, duke harruar se pesë persona janë gjithsej të vdekur në aksident.

Bryant, 41-vjeç, ishte në mesin e pesë personave të vrarë kur helikopteri i tij privat u rrëzua sot në kodrat e Calabasas, në kushte mjegulle, sipas raporteve dhe zyrtarëve.

Një nga katër vajzat e Bryant, 13-vjeçarja Gianna, thuhet se ishte në mesin e viktimave.

Shkaku i përplasjes mbetet nën hetim.