Shkon në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
Numri i vdekjeve nga tërmeti i fuqishëm në lindje të Turqisë është rritur në 39, tha të hënën agjensia e vendit për lehtësimin nga katastrofat.
Tërmeti me madhësi 6.8 i shkallës rihter tronditi krahinën lindore Elazig vonë të premten. Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.
Gjatë një deklarate për shtyp me dy zyrtarë të tjerë të lartë, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 86 të plagosur ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore, transmeton oranews.
Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën mbeturinat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Një total prej 948 tërmetesh janë ndjerë, shtoi ai.
AFAD tha se puna e shpëtimit vazhdon në rajon me më shumë se 3.800 persona personel, qindra automjete dhe 22 qen.























