Boeing testoi me sukses aeroplanin e ri 777X
BKT
Tech

Boeing testoi me sukses aeroplanin e ri 777X

Aeroplani më i ri i Boeingut 777X ka kryer me sukses fluturimin e vet të parë, duke i sjellur kështu disa lajme të mira kompanisë, e cila kohëvë të fundit ka pësuar goditje të fuqishme financiare për shkak të rrëzimit të dy aeroplanëve të vet të modelit 737 Max gjatë vitit të kaluar.

Kushtet e vështira atmosferike kanë shtyer fluturimin testues të këtij aeroplani dymotorësh nga aeroporti Pain Field afër Everetit në shtetin Vashington.

Fluturimi i parë është pjesë e testeve që do të kryhen me qëllim të sigurimit të lejeve të ndryshme të sigurisë, të cilat sigurisht do të jenë më të ashpra marrë parasysh gjendjen e krijuar me modelet 737 Max, të cilët janë ndaluar që të fluturojnë që nga marsi i vitit të kaluar, pas rrëzimit të dy aeroplanëvë të këtij modeli ku humbën jetën 346 njerëz.

Kompania Boeing patë shpresuar që aeroplani i tyre 777 X të prezantohet në ekspozitën ajrore Dubai Airshoë në vitin 2013, mirëpo kompanisë iu imponuan shtyerjet e shumta për shkak të problemeve në prodhimin e motorit GE9 X, që është aviomotori më i madh në botë.

Aeroplani më i madh dymotorësh në botë, ka diametër të krahëve prej 71,6 metrave dhe është pak më i gjatë se Jumbo Jeti legjendar, i cili ngadalë është duke dalur nga përdorimi, pasi aviokompanitë më shumë preferojnë fluturaket dymotorëshe për shkak të sasisë më të vogël të shpenzimit të karuburantit.

Aeroplani 777X që kushton 422.2 milion dollarë amerikanë ka kapacitet prej 426 udhëtarve. Mirëpo, porositë për këtrë aeroplan janë zvoglëuar, kurse disa aviokompani tashmë kanë nënshkruar kontrata me kompaninë konkurrente Aiirbus për blerjen e aeroplanëve A321 XLR.

Deri në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar, Boeing ka pranuar 344 porosi.

 

 

 


MË SHUME NGA Tech