Mision historik: Crew Dragon niset së shpejti në gjithësi me ekuipazh
SpaceX planifikon që të dërgojë në gjithësi këtë pranverë një ekuipazh njerëzor, në përbërje të të cilit janë dy astronatutët Bob Behnken dhe Dough Hurley.
Fluturakja Crew Dragon do t’i dërgojë astronautët e NASA-s drejt stacionit haëpsinor ndërkombëtar, dhe atë pas një pauze prej gati dhjetë viteve.
Në fakt, qëkur është suspenduar programi Space Shuttle në vitin 2011, astronautët amerikanë në gjithësi janë dërguar përmes raketave ruse.
Fluturakja Space X do të mund të fillonte një periudhë të re të fluturimeve hapësinore, duke u liruar kështu nga varësia prej agjencive të tjera. Behnken dhe Hurley janë përzgjedhur për këtë mision qysh në vitin 2018, që do të thotë se ata do të jenë të parët që do të drejtojnë fluturaken e re Space X, dhe sigurisht edhe astronautët e parë të cilët do të gjenden në ndonjë fluturim komercial në gjithësi.
Fluturimi i parë me Crew Dragon me ekuipazh mudn të bëhet në muajin Prill, Maj apo Qershor, dhe misioni do të quhet Demo-2. Astronautët e përzgjedhur njihen me fluturaken në fjalë qysh nga viti 2015, kështu që ata janë tejet të aftësuar për këtë fluturim, dhe u ndihmon shumë edhe fakti se ata që të dy janë pilotë ushtarak të cilët në vitin 2000 iu bashkangjitën agjencisë amerikane të gjithësisë NASA duke u bërë kështu astronaut të saj.























