Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë rastin e parë të koronavirusit
BKT
   Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë rastin e parë të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rasti u konfirmua nga një individ nga një familje e ardhur nga qyteti kinez Wuhan, ndaj të cilët janë marrë masat e nevojshme mjekësore.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit vdekjeprurës që për herë të parë u shfaq në Kinë.

Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se rasti u konfirmua nga një individ nga një familje e ardhur nga qyteti kinez Wuhan, ndaj të cilët janë marrë masat e nevojshme mjekësore.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 132 personave në Kinë dhe ka infektuar rreth 6 mijë.

Qytetet mbahen në karantinë, ndërkohë Kina po ndërton një spital me 1.000 shtretër për ata që kanë kontaktuar virusin.

Virusi po ashtu është përhapur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Vietnam dhe Kanada.

Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën dhe shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt epiqendrës së virusit, qytetit Wuhan.